Asnaira Pamansag Mugaling është vetëm 13 vjeçe por atë e kanë de tyrzuar të martohet me një burrë i cili është 35 vite më i madh se ajo.

Dasma e saj është bërë në qytetin Mamasapano në Filipine. Ajo është gruaja e pestë e Abdulrzak Ampatuan. Në Filipine është e lejuar që të martohesh me vajza të mi tura.

Edhe pse shumë e vogël në moshë asaj tani do i duhet të kujdeset për burrin dhe shtëpinë. 13-vjeçarja mësohet të ketë thënë:

Unë kam mësuar të gatuaj tani. Duhet të bëj edhe fëmijë, kështu më kanë thënë.”

Burri, nga ana e tij, premtoi të paguante për shkollimin e Asnaira. Ai ka thënë:

Unë dua që ajo të studiojë. Do të presim kohën e duhur për të bërë fëmijë. Ndoshta do ta lë shatzënë, kur ajo të jetë 20 vjeçe, por jo më herët.”

Organizata ”Girls Not Brides” thotë se 15 përqind e grave të reja në Filipine do të martohen para se të mbushin 18 vjeç. Dy përqind e vajzave do të martoheshin para moshës 15 vjeç. Filipinet janë vendi i dytë pas Vatinakit ku di vorci nuk lejohet.

Burimi: Bild/ Përktheu dhe përshtati: Revista Ora.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *