Rachael Bosworth nuk e kishte marrë kurrë me mend që të paturit një fëmijë, do të kthehej në një kalvar vuajtjesh dhe abortesh të njëpasnjëshme.

38-vjeçarja nga Hampshire kishte ëndërruar gjithmonë të bëhej mama dhe të kishte një familje të madhe e të bukur, dhe kur u takua me bashkëshortin e saj Ian, ishte më e bindur se kurrë që do i përkushtohej rritjes së fëmijëve.

Mirëpo gjërat për çiftin e ri nuk shkuan aspak siç do të kishin dashur, në gati 12 vite martesë Rachael u detyrua të abortonte plot 8 herë, derisa në jetën e saj erdhi në janar të 2017-ës, Ellis.

Ishte viti 2009, kur ajo mbeti shtatzënë për herë të parë, një lajm i cili sigurisht lumturoi mamanë e re në pritje të ëmbël. Çdo gjë po shkonte shumë mirë, derisa filloi të shfaqte problemet e para. ”Në momentin e parë kur mora vesh se isha shtatzënë, vendosa të shkëputem nga puna dhe t’i përkushtohesha maksimalisht kësaj etape të re në jetën time. U konsultova me mjekët dhe çdo dukej në rregull, derisa pashë disa njolla gjaku.

Fillimisht mendova se ishte normale, por situata sa vinte e përkeqësohej. Përfundova në ‘’Basingstoke Hospital’’ dhe pasi bëra disa analiza gjaku, më njoftuan se kisha abortuar. Iu nënshtrova një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi gjakderdhja nuk pushonte. Mendova se mund t’i ndodhte çdokujt dhe u përpoqa të tregohesha e fortë për veten dhe tim shoq.Pas gjashtë muajsh provova sërish të mbetesha me barrë, ia dola, por u përsërit i njëjti skenar.

Herën e tretë kërkuam që të përdornim teknikën e fertilizimit IN VITRO, por nuk u përzgjodhëm pasi analizat treguan se ishim të gatshëm për të bërë fëmijë.rrëfen ajo për ‘’Daily Mail”.

Rachael ngelte shtatzënë, por nuk mund ta çonte pritjen e ëmbël më shumë se java e 6-të, derisa ngeli sërish shtatzënë në 2016-ën.

Kësaj here i kishte humbur shpresat dhe burri i saj kishte vendosur t’i nënshtrohej sterilizimit, derisa në testin e shtatzënisë u shfaqën dy vija blu.

Menduan se edhe kësaj here do ishte e njëjta gjë, por Ellis tregoi se ishte luftëtar. Ai lindi në janar të 2017-ës dhe për mamanë e tij është MREKULLIA më e madhe që mund të ekzistojë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *