Programi Për’puthen ka marrë një vëmendje të madhe kohët e fundit dhe audienca përfshin kryesisht të rinjtë.

Por, jo pak herë ka patur zëra se i gjithë spektakli është i stisur dhe se konkurrentët njihen me njëri-tjetrin para se të bëheshin pjesë e formatit.
Por përtej këtyre dyshimeve, puntatat kanë vijuar dhe së funmdi vëmendje po merr afrimiteti mes Anës dhe Atdheut, pasi ky i fundit e ka deklaruar haptas pëlqimin e tij ndaj Anës dhe se nuk i hiqet nga mendja për asnjë moment.

Kujtojmë se ai i ka dhuruar Anës një CD, në të cilën ishin regjistruar rrahjet e zemrës së tij pas takimit që patën me njëri-tjetrin. Por një detaj ka rënë në sy, lidhet me një nga postimet e Atdheut më datë 5 gusht, kohë kur Për’puthen nuk kishte filluar ende.

Ai ka dalë në foto me të ëmën në plazh dhe tek personat që e kanë pëlqyer postimin e tij duket edhe Tea.

Pyetja që shtrohet natyrshëm është nëse ata njiheshin më përpara, apo thjesht Tea po e ngacmon me qëllim për t’ia marrë Anës?

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *