Këmbëzbathur, pa veshje e ushqim 4 fëmijët e familjes Mihasi mbajnë frymën me një pension in va liditeti. Marjanita dhe Panajoti duhet të ishin në shkollë, por i gjetën kokëulur rreth sobës së druve.

Panajoti, në klasë të nëntë dhe Marjanita në klasë të gjashtë deri para pak ditësh ndiqnin mësimin 5 km larg fshatit të tyre Luftinjë e Sipërme.

“Unë quhet Panajot Mihasi jam nxënës në klasës së 9-të, deri tani kam mësuar në shkollën e Izvorit, tani që ka kaluar mësimi online nuk kam hyrë asnjëherë online. Për të ndjekur mësimet online duhet të shkoj deri në qytetin e Memaliajt. Ne nuk kemi lek për rrugën dhe as për internetin, babai merr 100 mijë lek(të vjetra) në muaj”.

Tashmë që mësimi zhvillohet online, motër e vëlla kanë humbur mundësinë për të nxënë. “Shkolla ka kaluar online dhe ne s’kemi kushtet, s’kemi internet, s’kemi celular. Babanë e kemi sëmurë nuk punon….”, shprehet 11-vjecarja.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *