Konkurrenti i “Për’puthen”, Arjon Luli, ka tërhequr jo rrallë vëmendjen me deklaratat e tij të herëpashershme në rrjete sociale.
Disa ditë më parë, ai deklaroi se së bashku me Shqipen, konkurrente e pezulluar të “Për’puthen”, do të nxirrte të palarat tronditëse të emisionit.

Deri tani asgjë s’ka ndodhur, ndërsa vëmendja është kthyer sërish nga Arjoni për një tjetër deklaratë.

Teksa zhvillonte në mini-intervistë me ndjekësit e tij në Instagram, një ndjekës e ka pyetur Arjonin nëse ka menduar ndonjëherë të ngacmojë moderatoren e emisionit, Bora Zemanin.
Konkurrenti ka publikuar një foto të Borës , ku krah saj shihet Andi dhe është përgjigjur kështu:
“Si me ta thon”, ndërsa është penduar më pas dhe i ka fshirë pyetjen dhe përgjigjen e tij.

Mos ndoshta e ka patur me Andin, sikur ky i fundit është ai që pëlqen moderatoren, pasi edhe në studio shpesh herë ai bën batuta duke e “ngacmuar”, por në të vërtetë Andi duket se po krijon diçka me Tean.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *