Modelja Aurela Hoxha, e cila vetëm pak kohë më parë tregoi planet për dasmë, siç duket i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin miliarder nga Miloti, me emrin Alban.

E ftuar në “Shiko kush luan”, Hoxha iu bënë disa pyetje ‘të nxehta’ për të kuptuar më shumë rreth lidhjes së saj me Albanin.


Teksa i bëheshin pyetjet, Hoxha përgjigjej lehtësisht.

“I kam thënë të dua dhe e ka puthur në buzë që në takimin e parë, sa zgjohem i them edhe atij të zgjohet sepse më merr malli.


Është shumë xheloz për çdo person që më afrohet, por ende nuk kemi folur për dasmën,”– tregoi Aurela Hoxha.

Më pas, modelja tha se të gjitha përgjigjet kanë lidhje me qenin e saj.

“Unë iu përgjigja të gjitha pyetjeve sepse ju nuk mu drejtuar me emër, pikët i meritoj sepse nuk kam gënjyer.

Ishin të gjitha për Rekun.


Kush më njeh e di që ai është dashuria ime më e madhe,”– tha ajo.

“Uaaa, po si, i dashuri është Reku?”– pyeti Luana Vjollca.


“Jo, është qeni,”– vijoi Aurela duke i surorizuar të gjithë dhe duke mos thënë asnjë fjalë për Albanin e famshëm./Indeksonline

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *