Sonte ndodhi një t r a gj e d i në Prizren, pasi që zyrtari policor, Sali Mazreku, 52 vjeçar d y sh o h e t se aksidentalisht v r a u vajzën e tij dhe pastaj veten, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se ngjarja ndodhi pak para se Mazreku të nisej për në punë, i cili ishte zyrtar policor në Departamentin e Kufirit.

Lajmin për gazetën e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës.

“Më 15.12.2020 pak pas orës 19:00 Policia ka pranuar një informacion se në rrugën Durmish Asllani në Prizren janë dëgjuar të sh t ë n a me a r m ë z j a rr i. Njësitë kompetente policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një m/kosovar zyrtar policor dhe një f/kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent”, ka thënë Baki Kelani nga Policia e Kosovës.

Kelani ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore, përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke e k z a m i n u a r vendin e ngjarjes si dhe duke kryer h e t i m e intensive, lidhur me rastin.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *