Besa Morina është emër i njohur në botën e muzikës, kjo falë këngëve të saj të bukura të prezantuara ndër vite.

Zë i ëmbël, i bukur dhe që ke dëshirë ta dëgjosh, por jo edhe një figurë shumë e mediatizuar, ani pse ka një CV të pasur e karrierë të gjatë e të suksesshme në fushën e muzikës dhe jo vetëm, shkruan “Kosovarja”.

Besa Morina është edhe profesoreshë e muzikës, që përveç këndimit jep edhe kontributin e saj të vyer edhe tek brezat e rinj. Punon si përfaqësuese në Institutin për Politika Zhvillimore, ku bënë zbulimin e talenteve të rinj në aspektin muzikor si dhe ligjëron në shkollat “Elena Gjika” dhe “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Ndryshe, këngëtarja dhe profesoresha sy shkruar ka pasion edhe fotografinë, andaj shpesh shohim foto të bukura të saj të postuara nëpër hapësirat e saj në rrjete sociale.

A do ta shohim edhe më aktive në vitin 2021, mbetet të shihet më tej.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *