Realizohet me sukses nxjerrja e trupit të huaj (gjilpërë me kokë) nga niveli i porcionit të tretë duodenal. Pacientja e moshës 20 vjeçare paraqitet në urgjencën e Spitalit Hygeia, pasi kishte gëlltitur një trup të huaj (gjilpërë me kokë).

Pas ekzaminimeve paraprake, pacientja i nënshtrohet menjëherë ekzaminimit endoskopik, ekzaminim ky që u realizua nga mjeku gastroenterolog, Dr. Plarent Kapo

Gjatë ekzaminimit endoskopik në stomak dhe duoden nuk arrihet të evidentohet prezenca e trupit të huaj pra e gjilpërës, por duke përparuar më tej endoskopikisht, në nivel të porcionit të tretë duodenal (në jejunum, që është pjesa e sipërme e zorrës së hollë),

mjeku arrin të evidentojë trupin e huaj dhe me ndihmën e “grasping forceps” arrin të kapë gjilpërën dhe të realizojë me sukses nxjerrjen e saj pa krijuar trauma në zorrë, stomak dhe ezofag, duke mënjanuar kështu edhe ndërhyrjen kirurgjikale.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *