Një çift ka festuar dy gjërat më të bukura që i ndodhën në jetën brenda 30 sekondash.
Michael Gallardo dhe Marie Margaritondo u martuan dhe u bënë me fëmijë.
Çifti kishte planifikuar martesën, por djali i tyre ndryshoi çdo plan.
Gallardo nuk ishte në shtëpi kur Margaritondo e mori në telefon duke i thënë se i kishin shpërthyer ujërat.
Ai menjëherë shkoi në shtëpi, mori gruan dhe e dërgoi në spital.
Por mjekët i thanë se meqenëse se nuk ishin burrë e grua, Gallardo nuk mund të hynte në sallë gjatë lindjes së foshnjës.

Ndaj pyeti stafin: “Ka ndonjë mënyrë për tu martuar tani?”
Dhe mjekët i thanë: “Do hyjmë në sallën e operacionit brenda 10 minutash.”
Menjëherë infermieret i erdhën në ndihmë Gallardo për të përgatitur ceremoninë para lindjes së foshnjës.
Ndërsa Gallardo e kishte lejen e martesës në makinën e tij, sepse e kishte marrë disa ditë më parë.
Çifti u martua në sallën e lindjes dhe fëmija erdhi në jetë 30 sekonda më pas.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *