Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Gjermani.

Bëhet me dije se një 48-vjeçar nga Kosova ka vr arë kunatën e tij 33-vjeçe dhe ka pl agosur vëllain 38-vjeç.

Mediat gjermane raportojnë se gruaja vdiq rrugës për në spital, pasi nuk arriti tu rezistonte plagëve të marra. Mësohet se 48-vjeçari, autori i ngjarjes kishte shkuar në banesën e ish-bashkëshortes dhe aty gjendej vëllai i tij dhe kunata.

48-vjeçari kishte tentuar të hynte në banesën e ish-bashkëshortes, por vëllai nuk e kishte lejuar. Më pas ai ishte larguar kishte marrë ar mën dhe ishte kthyer sërish duke kryer kështu aktin tr agjik.

Dëshmitarët e ngjarjes u shprehën se fëmijët e të ndjerës ishin në banesë dhe se panë të gjithë ngjarjen dhe ishin të tronditur. 48-vjeçari nga Kosova u arrestua nga policia.

33-vjeçarja e vr arë nga kunati 48-vjeçar:

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *