Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga rr.ëmbimi i Bleona Matës 10 vite më parë. Ishte ditë e shtunë 22 maj 2010 ora 5:40, pasdite. Bleona doli për të luajtur me vëllain e saj dhe fëmijët e tjerë, para dyqanit të fshatit.

“Unë ika të punoj patatet, vjerri duke kositur. Fëmijëve ju bleva molto dhe patatina dhe i thashë shkoni tani në shtëpi. Do rrimë dhe pak dhe do nisemi për në shtëpi”, kujton Bukurie Mata.

Atë ditë Bleona dhe i vëllai po luanin të lumtur me njëri-tjetrin. Ata ndiheshin të sigurt se ishin në lagjen e tyre.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Bleonës ju afrua kushërira e babit të saj, për ta marrë me vete në pyll. Qamile Mataj e kap vajzën prej dore dhe nuk kalon në rrugën kryesore të fshatit por i bie në një rrugë qorre për të mbërritur në pyll.

“Qamilja ka qënë duke i marrë të dy edhe djalin edhe vajzën. Por në moment djali ka nisur të qajë dhe është kthyer për në shtëpi. Bleonës ja ka hedhur aq bukur. Hajde Lona se atje ka luleshtrydhe, hajde se ka gjithëçka hajde me mua. Kështu Bleonën e ka marrë, ndërsa Armandi është kthyer për në shtëpi. Ajo i ka pas planifkuar të dy”, kujton Bukurie Mata.

Pasi shkuan në mal, ku gjendeshin edhe katër vajza të tjera, Bleona është lënë e vetme. Sipas dëshmisë edhe të katër vajzave të tjera Qamilja ka qënë ajo që ka qëndruar e fundit me Bleonën, ndërkohë që të tjerat ishin larguar për të kthyer bagëtitë.

“E ka dorëzuar vajzën mes pesë vajzave. Kanë ndenjur të gjitha bashkë nja 10 minuta me Bleonën . Pastaj Qamilja ju ka thënë shkoni ju ktheni bagëtitë që i keni më largë se imja është afër dhe unë po rri me vajzën. Kur janë kthyer katër të tjerat kanë gjetur vetëm Qamilen te vendi ku ishte ulur Bleona dhe i kanë thënë ku ështt vajza? E nuk e di këtu ishte, atje ishte”, shprehet Bukurie Mata.

Mendohet se Qamilja e ka lënë qëllimisht vajzën vetëm për ta rr ëmbyer bashkëpuntori i saj.

“Kur erdhën në shtëpi dhe u bë alarmanet kjo çështje, Qamilja vetë e tha që ishte një burrë me flokë të gjata që e merret vajzën zv arrë në rrugën që të lidh me Maqedonin, me Dragazhin, se ishte rruga që vinin kuaj me karroca që ngarkonin trupa, dërrasa për shtëpia dhe i kanë patur të gjitha alterantivat se ku ta çojnë vajzën,” shprehet Bukurie Mata.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *