28 vjeçari Alejandro Porro peshonte 215 kg para nisjes së rrugëtimit të tij të vështirë rënies në peshë.

Por shoferi i kamionit tashmë duket tjetër njeri pas rënies prej më shumë se 100 kg. Alejandro nga Florida në SHBA, thotë se nisi të tre mbej se pesha e tij do ta vr is te, prandaj ndaloi të gjitha ushqimet e shpejta. Duke mbajtur fjalën e tij ai nisi të stërvitej dhe nisi rrugëtimin e vështirë në mars 2017.

Tashmë pa ndërhyrje k ir urgjike ka kaluar nga masa XXXXXL në L, dhe peshon vetëm 90 kg.

Alejandro thotë: “Gjithmonë kam qenë një fëmijë pak i shëndoshë, por kjo nisi të përkeqësohej. Jetoja në mënyrë shumë të pashëndetshme duke luajtur shumicën e kohës në kompjuter dhe duke ngrënë piza ose ushqime të tjera të shpejta”.

“Nuk isha duke jetuar, vetëm duke ekzistuar”.

Ai thotë se mori vendimin e vështirë të hiqte dorë nga biskotat, patatinat e gurabijet, për t’i zëvendësuar me fruta dhe perime.

Përveç ndryshimit të dietës, Alejandro thotë se kreu të tjera ndryshime në rutinën e përditshme si për shembull duke zgjedhur të përdorte shkallët në vend të ashensorit. Më pas ai u regjistrua në palestër dhe humbi rreth 100 kg në një vit e gjysmë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *