Bearti ka vendosur të largohet nga Përputhen pa asnjë shkak, por duket se gjithë problemi qëndronte me autoren Olsa Muhameti.

Duket se ai është acaruar me produksionin duke e akuzuar për aktrim dhe për më tepër për injorim nga produksioni.

Kjo nuk është hera e pare që personazhet dalin të pa kënaqur nga ky kompeticion, dhe shpeshherë përplasen dhe sulmojnë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në postimin e tij, Bearti shkruan:

“PËRSHËNDETJE!

MEQË KAM MIJËRA MESAZHE PËR DALJEN TIME NGA PËRPUTHEN NDJEHEM I OBLIGUAR QË T’IU SQAROJ NË PIKA TË SHKURTA DALJEN TIME . . TË GJITHË JUVE QË MË MBËSHTETËT E BESUAT TEK UNË.

UNË PRANOVA OFERTËN PËR TË MARRË PJESË NË REALITY SHOW. JO PËR AKTRIM. KARAKTERI IM NUK MA LEJON, QË KUR THEM DIÇ MOS TI PERMBAHEM FJALËS SË THËNË.

DHE MBI TË GJITHA. JU MERITONI TË VËRTETËN. DISA HERÈ KËRKOJA TË BISEDOJA ME PRODUCENTEN OLSEN, NDËRSA AJO PO MË INJORONTE – JO KËTË JAVË. JO ATÈ JAVÈ DHE MË NË FUND VENDOSA MOS TË JEM LOJTAR I SAJ DHE DOLA NGA LOJA …

JU. DASHAMIRËS. MERITONI NJERËZ TË VËRTETË SË BASHKU ME NDJENJAT E TYRE. JO DISA KUKLLA QË SILLEN SI IU THONË ME U SJELL !!! NJË TELEVIZION SERIOZ E KORREKT SIÇ ËSHTË @TOPCHANNELALBANIA NUK E MERITON NJË PRODUCENTE SI @OLSAMUHAMETI”

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *