Momenti rrëqethës kur një djalë i ri shtyn një grua të moshuar rrugëve të Nju Jorkut, e cila më pas rrëzohet dhe për pak centimetra nuk e përplas kokën për hidrant të ujit.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e incidentit, ku shihen dyshja duke u përballkaluar në rrugën e 3-të mes Avenusë 15 dhe 16 në Manhattan
Në një postim të publikuar në Twitter, policia e Nju Jorkut ka njoftuar se i dyshuari kishte shtyrë 92-vjeçaren e cila si pasojë rrëzohet në tokë dhe për pak sa nuk e përplas kokën.

Videoja është edituar nga policia për shkak të pamjeve të rënda, dhe nuk dihet nëse ndonjë kalimtar rasti ndihmon gruan e moshuar të ngritet në këmbë.

Në anën tjetër policia ka bërë të ditur se është vënë pas të dyshuarit, madje ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që t’i telefonojnë nëse kanë ndonjë informacion që do të ndihmonte në kapjen e tij.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *