Një djalë i vogël, i cili ka lindur me një deformim në krahun e majtë, ka bërë një reagim që të ngroh zemrën kur takoi një grua që kishte të njëjtin problem si ai.

Vogëlushi 1-vjeçar Joseph ka lindur me një gjendje të quajtur symbrachydactyly, që do të thotë se krahu dhe dora e tij e majtë nuk ju zhvilluan normalisht.

Kështu, kur pa një person që kishte të njëjtin problem si ai, nuk mund t’i jepte gjë tjetër veçse një përqafim.

Vajza preket nga reagimi i të voglit që vazhdonte ta përqafonte dhe e ktheu nga kamera që të dukeshin të dy krahët e tyre.

Me shumë siguri vogëlushi ka reaguar instinktivisht pasi është ende i vogël për ta kuptuar problemin me krahun, por takimi mbetet gjithsesi prekës.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *