Mësohet emri i 25-vjeçarit, të v r a r ë nga policia pak pas mesnatës në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.

Burime për Ora News thonë se v i k t i më ka mbetur shtetasi i identifikuar si Klodian Rasha.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në Tiranë, ku policia ka q ë ll u ar për v d e k j e një të ri, i cili sipas tyre po bënte veprime të dyshimta në rrugë. Sipas Policisë i riu me inicialet K.R nuk u është përgjigjur thirrjeve të bluve për të ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje a r m ë z j a rr i.

Pas kësaj punonjësi i Policisë e ka q ë ll u a r me a r m ë duke i marrë jetën. Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, sherbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar.

Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje a r m ë z j a rr i.

I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka q ë ll u a r me a r m ë z j a rr i dhe për p a s o j ë ka mbetur i p l a g o s u r shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.

Menjeherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia.

Pr okur ori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Sherbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme. Vijon puna intensive nga grupi hetimor për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *