Shërbimi i transmetimit të enjten njoftoi se anëtarët e familjes Kardashian/Jenner do të punojnë me Hulu si pjesë e një marrëveshje shumëvjeçare.

Njoftimi u bë në Ditën e Investitorëve të Disney, duke përmendur Kris Kardashian, Kim Kardashian West, Kourtney Kardashian, Khloe Kardashian, Kendall Jenner dhe Kylie Jenner si të përfshira në marrëveshje, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Ndërkombëtarisht, përmbajtja e prodhuar nga Kardashianët do të jetë e disponueshme në Star, shërbimi ndërkombëtar i transmetimit ndërkombëtar i sapo shpallur i kompanisë.

Projekti i parë nga marrëveshja pritet të debutojë në fund të vitit 2021, sipas një njoftimi. Nuk u dhanë detaje të tjera.

Lajmi vjen disa muaj pasi familja njoftoi fundin e reality-shout”Keeping Up with the Kardashians”.

Në një deklaratë të postuar në llogarinë e saj në Instagram në shtator, Kim Kardashian West shkroi, “Kjo shfaqje na bëri ato që jemi dhe unë do të jem gjithnjë në borxh ndaj të gjithëve që luajtën një rol në formësimin e karrierës sonë dhe ndryshimin e jetës tonë përgjithmonë”.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *