Emri i këngëtares Fjolla Morina është ndër më të lakuarit në media gjatë këtyre javëve.

Pas skandalit me armët e gjetura në makinën e saj dhe arrestit shtëpiak, Fjolla u bë kryefjala e mediave me romancën e saj të re me biznesmenin Fisnik Syla.

Në mënyrën më romantike, ai i propozoi këngëtares për martesë dhe përgjigjia e saj ishte “Po”.

Shumë shpejt çifti do të mbajë një dasmë e cila sipas burimeve, do të ketë 300 të ftuar.

Në rrjete sociale, Fjolla ka hapur zemrën dhe ndan shpesh momente me personat më të shtrenjtë të jetës së saj.

Dedikimet për Fisnikun nuk mungojnë, ndërsa së fundmi ajo publikoi edhe një foto të ëmbël me dy vajzat e saj, Ledianën dhe Alayah.

“Ju jeni gjithçka për mua! Vajzat e mia!”- shkruan Fjolla krahas fotos.

Disa ditë më parë përfundoi hetimi për këngëtaren, ndërsa “Dosja.al” bën me dije se dosja për të do të kalojë në gjykim pas mbledhjes të së gjitha provave. Ndërsa sa i përket dy personave të tjerë që ndodheshin në makinë me të, bisnesmenit Fisnik Syla dhe shoferit Fitim Muji, Prokuroria ka vendosur që të pushojë çështjen pasi nuk ka gjetur vepër penale të kryer nga ta.

Këngëtarja u arrestua më 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Kujtojmë që këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip ‘Audi’ ndërsa i është gjetur një armë në çantë dhe një në bagazh.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *