Ish-banorja e “Big Brother” iu përgjigj ndjekësve që e pyesnin lidhur me jetën private.

Genta Gjalpi është një prej ish-banoreve të “Big Brother” më të komentuara.

Ajo së fundi vendosi t’iu përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në Instagram, ku edhe zbuloi që është në lidhjem e një djalë nga Italia.

Genta u shpreh e mërzitur pasi ka javë që nuk ka mundur ta takojë partnerin për shkak të pandemisë COVID-19.

E pyetur se cila është gjëja e parë që do ta bëjë pas pandemisë, ajo tha se do të shkojë tek i dashuri, ndërsa me humor u shpreh se e di që nuk e ka tradhtuar gjatë kësaj kohe.

Atë e pyetën edhe se cila ishte hera e fundit kur ka bërë dashuri, ndërsa pa hezitim u përgjigj se ka 50 ditë që nuk ka bërë se ks, për shkak se partneri po qëndron në Itali.

“Ça të thotë motra jote, 50 ditë e 50 net që se kemi parë…me sy. Më mungon zemra ime, aq më tepër ai është në Itali, kush e di kur do takohem me të. 50 deri tani që s’kam bërë s*ks. Kaq ma qani hallin mos bëhem prapë murgeshë?”, ishte përgjigja e saj.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *