Secili nga ne ka një periudhë gjatë jetës që gjërat nuk i shkojnë siç mendon.

Shumica e miqve i thonë se të ka prekur syri i keq, por të paktë janë ata që mendojnë se syri i keq ekziston dhe në shumicën e rasteve ne tregohemi skeptik ndaj kësaj.
E keni vënë re që në shtëpinë tuaj për një periudhë kohore ka vetëm zënka, gjërat nuk shkojnë mirë dhe sado kërkoni të keni fat, ai duket shumë larg.

Edhe pse ju nuk besoni, sërish ndodh që energjitë negative të jenë prezent në shtëpitë tuaja ndaj dhe ka ardhur koha që t’i pastroni sa më parë ato.

Edhe në kohët e lashta, shkencëtarët kanë vërtetuar se ekziston një kategori forcat që syri i njeriut nuk mund t’i shohë apo t’i prekë, por ato shkaktojnë energji jo të mira për ambientin ku jetojmë.Në një studim të kryer nga Universiteti i Miçiganit në Amerikë ka nxjerrë si konkluzion se midis mjedisit dhe njerëzve ekziston një lidhje emocionale dhe vibrime që më së shumti shfaqen në kristalinat e ujit.

Pra, uji është elementi kryesor që mund të tregojë mjedisin ku po jetoni dhe energjinë që ky mjedis po kalon, pasi nëse ju po përjetoni një moment negativ në jetë në një mjedis ku energjia negative po përhapet, atëherë kjo do të reflektohet direkt në ujë.

Por si mund ta realizoni eksperimentin për të dalluar prezencën e energjisë negative dhe për ta larguar atë?
Pikërisht në këtë artikull do t’ju flasim për “gjyshet” tona dhe kohën e hershme se si ato pastronin ambientin ku jetonin dhe rikthenin pozitivitetin në jetë.
A jeni gati për ta bërë këtë eksperiment?

Mjetet që ju duhet ‘i gjeni kollaj në shtëpi dhe ato janë: 2 lugë uthull molle, 2 lugë çaji kripë, një kavanoz me gjysmë litri me ujë të distiluar.
Si duhet ta përgatisni këtë lëng për të dalluar dhe larguar prezencën e energjisë negative në shtëpinë tuaj:
Merrni një kavanoz transparent, hidhini të gjithë përbërësit dhe përzieni.Vendosni kavanozin në vendin ku kaloni shumë kohë dhe lëreni atë atje për 24 orë.Kontrolloni nëse kristalet e kripës po rriten në ujin e brendshëm të kavanozit.

Arsyeja e këtij eksperimenti:
Nëse kristalet rriten, kjo do të thotë se ata kanë absorbuar të gjithë energjinë negative dhe tani ju mund të përgatitni një kavanoz të ri me një zgjidhje për një pjesë tjetër të shtëpisë tuaj.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *