Një cisternë greke u përplas me një peshkarexhë turke pranë qytetit të Adanas dhe për pasojë 4 peshkatarë turq kanë gjetur vdekjen ndërsa një tjetër ëshë shpallur i zhdukur.

Ngjarja ndodhi rreth orës orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, 37 milje detare larg qytetit turk të Mersin, ndërsa shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta, citon Ora News mediat lokale.

Cisterna greke kishte 27 persona në bordin e saj, 13 prej të cilëve shtetas grekë. Ndërsa nuk dihet ende numri i saktë se sa persona ka patur në bordin e peshkarexhës turke.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *