Romina Aliaj është jo pak e njohur në tregun e muzikës popullore qytetare në vend, e shprehja e njohur “muzika nuk njeh nacionliet” duket se nuk vlen për Rominen.

E ftuar në “N’Kosovë Show”, Romina foli për deklaratën e bërë pak kohë më pare, lidhur me faktin se nuk do këndonte kurrë serbisht e greqisht.

Romina, e pyetur nga moderatori i emisionit vazhdon t’i qëndrojë kësaj deklarate duke shtuar se nuk do t’a bënte diçka të tillë as për 1 milion euro.

“Masakra që serbët i kanë bërë kosovareve dhe grekët çameve, nuk e lejojnë atë ta bëj diçka të tillë”, u shpreh ajo.

Romina i është kthyer edhe përplasjes live me moderatorin Arian Çani duke thënë se Çanin do t’a bëjë të kërcejë valle çame.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *