Pamjet e aks.identit të rë.ndë që i kushtoi jetën një vajze të re në Kamëz kanë tro.nditur opinionin publik. 22-vjeçarja Alida S. ndodhej në automjet me shoqen e saj Deni Doku, 19-vjeçe, kur kjo e fundit i p.eu rrugën një automjeti që vinte në kahun e kundërt. Pasojat ishin tra.gjike për 22-vjeçaren e cila gjeti vd.ekjen në spital.

Dy të rejat duket se ishin të apasionuara pas rrjeteve sociale. Që prej momentit të aksi.dentit që ndodhi të shtunën, Deni ka bërë disa postime në rrjetet sociale ku shpreh dhi.mbjen për ngjarjen e rëndë. Në një postim në TikTok, 19-vjeçarja shfaqet mes lo.tëve në ambientet e spitalit ku po merr mjekim, ndërsa bashkëngjitur ka postuar foton e makinës Smart me të cilën u aks.identua.

Më herët, në një postim në Instagram, ajo shkruajti: “Nuk e di nga t’ia nis dhe si të flas për këtë person kaq të rëndësishëm për mua. Motra ime. Nuk e pranoj dot humbjen tënde. Më duket sikur po më pret në shtëpi, ashtu siç më prisje ti gjithmonë! Alida Ti je pranë meje. Ti do jesh gjithmonë pjesë e shpirtit tim, pjesë e zemrës time, e trupit tim. Je e pandashme, je pranë meje. Gjithmonë do të mbetesh e tillë Alida ime, asgjë s’mund të na ndajë, as ajo natë e zezë, as fati tm.errues, as ajo skë.terrë që më tro.nditi fort. Asgjë. Je këtu më mua. U prefsh në paqe shpirt i bardhë. Jeta ime është e jotja dhe është mbyllur aty ku u përfundua e jotja. Lulja më e bukur e parajsës, Të dua”.

Dy vajzat mbetën fillimisht të pla gosura në aks identin e të shtunës. Fatk.eqësisht 22-vjeçarja nuk arriti t’i mb.ijetonte pla.gëve të marra dhe gjeti vde.kjen një ditë më vonë në spital. Ndërsa 19-vjeçarja Deni Doku ndodhet nën kujdesin e mjekëve./tvklan.al

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *