Një tjetër tërmet i fortë ka lëkundur paraditen e sotme Turqinë.

Sipas mediave turke, një tërmet me magnitudë 4,7 ballë i shkallës rihter ka goditur pak më parë zonën e Malatyas.

Sipas raportimeve nga autoritetet turke, tërmeti ka qenë me një thellësi 6.94 kilometra, ndërsa lëkundjet kanë bërë që njerëzit të dalin në rrugë.

Deri tani nuk ka raportime për dëme në njerëz apo materiale.

Këtë fakt e ka vërtetuar edhe kryetari i bashkisë Malatya, Selahattin Gürkan.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *