Sandër Lleshaj do të largohet nga posti i Minsitrit të Brendshëm. Dosja.al ka mësuar se kryeministri Edi Rama ka vendosur që të largojë Lleshajn nga ky post, pas dy ditëve fl/akë e prot.esta në vend për vr.asjen e të riut Klodian Rasha nga ef.ektivi i policisë.

Ajo që është me pikëpyetje aktualisht, është pasardhësi i Lleshajt që do të drejtojë Ministrinë e Brendshme. Emrat që po diskutohen në kabinetin qeveritar deri më tani, sipas burimeve për Dosja.al janë Taulant Balla dhe Adnor Shameti.

Por, nga ana tjetër, burime për Dosja.al bënë me dije se nuk përjashtohet edhe mundësia që në vend të Sandër Lleshajt të vendoset një grua. Se cila do të jetë ajo…mbetet për tu parë.

Nga ana tjetër edhe këtë pasdite Shqipëria është ‘në këmbë’. Nga momenti në moment pritet që të nisë pro.testa e radhës që ka një që.llim: Drejtësi për Klodian Rashën, të riun që u v.ra nga ef.ektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj! Kryeministri Edi Rama ka ngu.shëlluar familjen Rasha të cilën e vizitoi sot nga afër, ndërsa në orën 18:00 pritet të japë ‘verdiktin’ e tij final.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *