NË EMISIONIN “SHQIPËRIA LIVE” ISHTE NË NJË LIDHJE DIREKTE 42-VJEÇARI NGA TROPOJA, ILIR, I CILI RRËFEU HISTORINË E TIJ SI ZHIGOLO. AI ZBULON SE QË NË MOSHË TË VOGËL KA NISUR EMIGRIMIN. FILLIMISHT KA SHKUAR NË GREQI E MË PAS NË ITALI.

Në shtetin fqinj, Iliri ka nisur punë modeste si lavapjatës, e më pas ka mbaruar shkollën për hoteleri ku është diplomuar si kamerier.

“Teksa punoja në punën time si kamerier, kisha një kliente që i shërbeja gjithmonë. E një ditë e pashë që nuk ikte nga aty dhe e pyes ‘çfarë ka?”. ‘Ti më pëlqen. Më ke bërë shërbim shumë të mirë’ më tha ajo. Më tha gjithashtu se i pëlqente të kalonte natën me mua. Pastaj më tha se do të më paguaj. Kundrejt një pagese do rrinim bashkë. ‘Do të paguaj kundrejt një shërbimi që do më bësh’ më tha ajo. E kaluam natën bashkë dhe në mëngjes më pagoi”, nisi rrëfimin 42-vjeçari.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *