Sot në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare ka qenë këngëtarja e njohur Jonida Maliqi. Një pjesë të intervistës Arditi dhe Jonida e kanë realizuar në shtëpinë e këngëtares, ku moderatori shkon tek dhoma e saj e gjumit dhe e zgjon nga gjumi.

Ardit Gjebrea: Mirmëngjes!

Jonida Maliqi: Po ti çfarë do këtu?

Ardit Gjebrea: Elegante që në mengjes, e bukur e mirë, kështu fillon dita?

Jonida Maliqi: Ëhë (qesh).

Arditi ulet në krevatin e Jonidës dhe i thotë: Lejohet kaq apo jo?

Jonida Maliqi: Sigurisht, ç’është kjo surprizë e këndshme?

Ardit Gjebrea: E kemi lënë takimin poshtë tek “Jonida’s Room”, por thashë se cila është Jonida’s room e vërteta. Pse vetëm ti?

Jonida Maliqi: Pse me kë më prisje?

Ardit Gjebrea: Ti zakonisht zgjohesh vetëm?

Jonida Maliqi: Jonida’s Room përkufizon edhe punën time.

Ardit Gjebrea: Ti zakonisht zgjohesh vetëm?

Jonida Maliqi: Zgjohem me Danin.

Ardit Gjebrea: Kush nuk mungon në krevatin tënd?

Jonida Maliqi: Danushi edhe lepurushi.

Ardit Gjebrea: Edhe lepurushi, apo lepurushi është Dani?

Jonida Maliqi: (Qesh) More Ardit si e nis kështu ditën ti?

Ardit Gjebrea: Por biseda kur e niset në dhomën e gjumit si niset? (qesh) Je gjumashe?

Jonida Maliqi: Jo zgjohem nga ora 6:30-7:00.

Ardit Gjebrea: Kur fle?

Jonida Maliqi: Në orën 00:30-1:00. Mjaftohem me 3-4 orë gjumë, jam hiperaktive si natyrë. /tvklan.al

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *