Foto e Anës dhe Arjonit është bërë temë diskutimi jo vetëm në “Përputhen”, por edhe në media e rrjete sociale. Së fundmi, ish-banorja e “Big Brother”, Gerta Shino ka bërë disa postime lidhur me këtë temë, ku fillimisht tregon se ajo i beson Arjonit.

Në postimin e dytë, Gerta me humor shkruan: “A do vijë ndonjë njeri në mënyrë shoqërore të më sjellë ndonjë ilaç apo s’ka më njerëz me zemër të mirë në këtë botë”, duke ironizuar kështu Anën, e cila tha se i shkoi në shtëpi Arjonit pasi ishte paqejf.

Pas këtij postimi, Gerta ka marrë një mesazh nga një ndjekëse, e cila krahason situatën e saj me të Anës.

Gerta e sqaron se ajo nuk ka shkuar tek shtëpia e partnerit të saj pa e njohur, sepse kishin 2 vite bashkë e madje uron që guximin e saj ta kenë të gjithë pasi sot është e martuar dhe shumë e lumtur.

Në postimet e rradhës, Gerta ironizon duke nxjerrë macen e saj e duke shkruar: “Erdhi më solli paracetamol po as vetë se kuptova si e zuri gjumi. Sa legene jam që i bëj video në gjumë”.

“Ishalla s’më denoncon”, shkruan Gerta në një postim tjetër ku shfaqet me Florentin.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *