Nënë Halime Krasniqi, 91-vjeçe nga fshati Drenicë i Kosovës, prej dekadash tashmë ndihmon gratë gjatë procesit të shtatzënisë. Nëna e njohur në zonën e saj por edhe në pjesën më të madhe të Shqipërisë për shkak të “mrekullisë” që bën, ishte e ftuar përmes një lidhje “Skype”, në emisionin “Shqipëria Live”.

Në bisedë, ndihmoi djali i nënë Halimes i cili shpjegoi të gjithë trajtimin popullor të nënës. Ai tha se nënë Halimeja është në gjendje të kuptojë vetëm me prekjen e barkut me duar, nëse një femër ka vezore ose jo. Ai theksoi se pothuajse 95% e grave kanë parë rezultate nga nëna. Djali i nënë Halimesë tha se e gjitha është një mrekulli e Zotit dhe as ata vetë nuk munden ta shpjegojnë, ndërsa shtoi se për trajtimin 91-vjeçarja përdor vetëm duart dhe sapun me ujë të valuar.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *