Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në orët e fundit të vitit, ka takuar ekipin mjekësor të spitalit Covid 2 “Shefqet Ndroqi”, duke u shprehur mirënjohjen për sak ri ficën dhe profesionalizmin në një vit të vështirë si ky që mbyllet sot.

“Bashkë me urimet për një vit të mbarë, t’ju transmetoja gjithë falenderimet, respektin dhe mirënjohjen për punën, s akr ificën, profesionalizmin edhe çdo gjë që ju keni dhënë në këtë kohë shumë të vështirë, në këtë vit të vështirë”, tha Manastirliu.

Duke uruar gjithë ekipet mjekësore, Manastirliu tha se ato do të jenë në gatishmëri për të shërbyer në këtë natë.

“E di që sot nuk do të jetë e mundur që të festoni pranë familjeve tuaja, sepse do të jeni duke shërbyer për pacientët këtu. Ashtu sikurse gjithë personeli ynë shëndetësor që do të jetë në shërbim këtë natë”, tha Manastirliu.





Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *