Ndarja e këngëtares Dafina Dauti me këngëtarin Tafil Kurtishi, për një kohë të gjatë ka qenë kryefjala e mediave rozë.
Çifti janë prindër të një vajze të quajtur Kaylee, e cila aktualisht jeton me të atin, shkruan GazetaBlic.

Më në fund, një konkurent ia “thyen hundët” shef Renatos

Së fundmi, Dafina emocionoi të gjithë me një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, duke u shprehur se askush dhe asgjë nuk mund ta ndalojë ta takojë vajzën e saj.

“Shpirti i vogël, me pak fjalë du me t’thënë diçka shumë të madhe që edhe kur të rritesh t’a lexosh çdo herë, në fakt kam shumë gjëra me t’i thënë e me t’i sqaru kur të rritesh engjëlli i vogël. I kam të gjithë në letër që t’i lexosh por i kam dhe në mendje e në zemër, e kur të rritesh e t’i kuptosh të gjitha do të thuash që ‘Nëna ime është një heroinë e vërtetë’. Njerëzit edhe mund të ma ndalojnë tani për tani që të të shosh e mos të kem pranë fizikisht, por s’mund të ma ndalojnë të të dua. Prandaj, të premtoj që një ditë shumë shpejt do të jemi bashkë ne të trija: Unë, Liza dhe ti engjëlli i vogël që të duam shumë zeshkanja e Nanit”, ka shkruar Dafina Dauti në InstaStory.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *