Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një familje të re ne Bulqizë, ku burri ka lënë në shtëpi gruan shtatzënë dhe më pas është larguar duke mos treguar asgjë.

Në emisionin “Pa Gjurmë”, Leonora Bushi me lot në sy i bën thirrje burrit të kthehet, ndërsa dyshon se ai mund të jetë përfshirë në punë të jashtëligjshme.

Ditën që humbi kontaktet 27-vjeçari ishte nisur për te dentisti dhe nuk u kthye më kurr, ndërkohë që bashkëshortes në një komunikim në celular I kishte kërkuar që të mos bëhej merak dhe se do të kthehej në mbrëmje.

“Ishte data 7 shtator dhe Destani më tha se do të shkonte te dentisti. Pak orë më vonë, ai më mori ne celular dhe më tha të mos bëhem merak se do të vinte në mbrëmje rreth orës 20:00.

Që nga ai moment nuk pata ,më asnjë komuinikim me të. Por unë shkova te dentisti dhe ai nuk kishte shkuar fare atje. Bashkëshorti ka qenë i qetë…Dyshoj se është përfshirë ne ndonjë pune të jashtëligjshme me ndonjë shok pasi në datën 7 shtator erdhëm nga durrësi në Bulqizë, por atë kohë që ishim me pushime në Durrës, Destanin e shqetësonin shumë persona në celular, por ai nuk më tregonte asgje.

Unë e kam kerkuar vetëm kudo… tani jam në spital pasi pres të bëhem nënë. Në dijenin time ai nuk ka patur konflikte me askënd dhe bashkë kemi qënë mirë. Kemi bëre denoncim në polici…Ne pyetëm edhe pronarin që ka punuar Destani dhe tha që e ka parë të largohej me një makinë të zezë rreth orës 18:00 të asaj dite. Une i bëj thirrrje të kthehet pasi shumë shpejtë do të bëhet babaa”, u shpreh ajo.

Leonora dhe Destani kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë 1 vit më parë dhe për disa ditë pritet të bëhen prindër të një vajze.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *