Besi dhe Xhensila kane kurorezuar dashurine e tyre ne martese dhe me nje bekim nje femije qe e quajne Ajka.

Por a e dini sesi ka nisur historia e tyre e dashurisë?

Kur Xhensila ishte 14 vjeç dhe performonte tek “Ethet e së premtes”, Besi u thoshte familjarëve të tij: “Sikur të pija nja kafe me këtë gocën”.

Fati e deshi që ata të takoheshin dhe siç ka treguar Xhensila në një emision disa kohë më parë, gjithçka nisi kur ajo ishte 16 vjeç.

Duke ecur me mamin, Besi i kishte ndaluar dhe i kishte thënë mamasë së Xhensilës:

“Qenke shumë me fat që paske një vajzë kaq të bukur.”

Mami i Xhensilës i kishte thënë që edhe e bija ishte artiste.

“Aty Besit iu kujtua dhe bëri lidhjen. Pas kësaj ai pyeti sa andej-këndej dhe u takuam sërish e më bëri për vete. Falenderoj Zotin që na bashkoi rrugët e fatit”, ka treguar e emocionuar Xhensila ne nje interviste televizive disa kohe me pare.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *