Emanuela Dalipi është 28-vjeçarja që humbi jetën mbrëmjen e kaluar si pasojë e koronavirusit në spitalin Infektiv, ku ishte e shtruar prej një jave.

Burime bëjnë me dije se ishte në muajin e pestë të shtatzënisë dhe mjekët tentuan të shpëtonin foshnjen me anë të ndërhyrjes së menjëhershme, por 28-vjeçares i nisi hemorragjia dhe e futën me urgjencë në reanimacion.

Kështu tentativa e mjekëve për të mbajtur në jetë foshnjen prematurë dhe nënën dështoi.

Emanuela kishte qëndruar fillimisht në shtëpi pasi ishte e shqetësuar për dëmin që mund ti shkaktonin fëmijës ilaçet me Covid.


Më pas, me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore është shtruar në Infektiv ku për tre ditë ka qëndruar në terapi intensive, pastaj e kanë kaluar në reanimacion qendror për shkak të rëndimit të situatës.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *