Të kesh një fytyrë të pastër e të shëndetshme është një ëndërr për shumë femra, por për ta realizuar atë nuk është shumë e thjeshtë. Gjithsesi, femrat aziatike kanë tendencën të kenë një fytyrë perfekte dhe që rrezaton gjatë gjithë kohës, duke bërë që të gjithë të pyesin se si ia arrijnë këtë. Për fatin tuaj të mirë, ne kemi përgjigjen.

Ky mjekim është konsideruar si një nga më të mirat për trajtimin e fytyrës. Kjo maskë do e bëjë fytyrën tënde të rrezatoj dhe do ju bëjë të dukeni të paktën 20 vjet më të reja! Gjithsesi, para se ta përdorni ju sugjerojmë fillimisht ta testoni për ndonjë reksion alergjik. Thjesht fërkoni pak nga përgatija në krahun ose dorën tuaj dhe shikoni reagimin që do bëjë trupi juaj – nëse nuk shikoni ndonjë acarim atëherë mund të vazhdoni pa problem.

Përbërësit:

2 aspirina.
1 lugë mjaltë.
Ujë.

Përgatitja:

Coptojini aspirinat fillimisht në një enë dhe përziejini me ujin, më pas vendoseni përzierjen në një enë qelqi dhe shtoni mjaltë. Përzieni mirë deri sa të krijohet një përmabjetje homogjene. Sapo maska të përgatitet, pastrojeni fytyrën mirë, më pas aplikoni maskën në fytyrë dhe masazhojeni në lëvizje rrethore. Lëreni maskën të veprojë për 10 minuta, më pas shplajeni me ujë të ngrohtë dhe përsëriteni proçesin 2-3 herë në javë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *