Ambasada e Kosovës në Gjermani, njofton se qytetarët që kthehen nga Kosova duhet të izolohen për 10 ditë si dhe para udhëtimit duhet të bëjnë regjistrimin elektronik.

“Me rastin hyrjes në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – nëse keni qëndruar në një rajon me pasiguri të lartë brenda 10 ditëve të fundit para udhëtimit duhet të izoloheni për 10 ditë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

*** Informata aktuale të rëndësishme të udhëtimit në mes Kosovës dhe Gjermanisë: Paralajmërimi për udhëtim në Kosovë është ende i vlefshëm
*** Gjatë hyrjes në Gjermani vlejnë rregullat e izolimit dhe RISI: Regjistrimi elektronik i hyrjes
*** Testi negativ PCR i nevojshëm për hyrje në Kosovë +++
*** Paralajmërim i udhëtimit për në Kosovë për shkak të COVID-19 është ende i vlefshëm
*** Nëse këtë dimër keni planifikuar një udhëtim për në Kosovë, ju lutemi që patjetër të merrni në konsideratë se: Ministria e Jashtme Federale edhe më tej paralajmëron për të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme (përfshirë pushimet, pushimet në vendlindje, vizitat familjare etj.) për në Kosovë.

Kosova nga institucionet kompetente gjermane edhe më tej kategorizohet si rajon me pasiguri të lartë për përhapje të pandemisë Covid-19. Nëse vendosni të udhëtoni jashtë vendit, përkundër paralajmërimit për udhëtim, ju lutem keni parasysh që ambasadat dhe konsulatat gjermane jashtë vendit nuk mund t’ju ndihmojnë gjatë kthimit për në Gjermani,

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *