Një histori tepër e trishtë vjen nga Rusia, ku një foshnjë e porsalindur është bra.k.t.isur nga nëna e tij menjëherë pas lindjes.

Aleksandri i vogël, i cili njihet edhe si “Sasha” ka lindur pa sy, si pasojë e një problemi shumë të rrallë gjenetik.

Nëna e tij ishte rritur në jetimore dhe vendosi të hiqte dorë nga përkujdesja për foshnjën e saj, pasi ishte e pasigurtë nëse mund t’i garantonte një jetë të shëndetshme.

Mjekët në Rusi po kërkojnë një familje që të birësojnë foshnjën e porsalindur.

Një infermiere në qytetin siberian të Tomskit, po përkujdeset për djalin gjashtë muajsh.

Ajo u shpreh për mediat ruse se:

Ai nuk është ndryshe nga fëmijët e tjerë, ai luan dhe buzëqesh si çdo fëmijë i shëndetshëm. Aleksandrit i pëlqen të luajë dhe adhuron notin. Ai është vërtet një fëmijë shumë i gëzuar.”
Sasha ka dy kiste beninje në ballin e tij, të cilat do të hiqen së shpejti. Mendohet se vogëlushi vuan nga një formë ekstreme e sindromës së rrallë të Anolftalmias SOX2, e cila prek një në 250 mijë foshnje të sapolindura.

Sipas mjekëve rusë, ai është një ndër tri foshnjet e vetme që kanë lindur pa sy në të gjithë botën.

Për fat të keq, Sasha nuk do të ketë kurrë mundësinë të shohë.

Infermierja që përkujdeset për foshnjën tha se kirurgët implementuan disa “sfera” të vegjël për sytë për të siguruar që fytyra e tij të mos deformohej gjatë rritjes.

Ai ka nevojë për operacione të tilla çdo gjashtë muaj.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *