Lindjet e katërfishta janë mjaft të rralla në Zvicër. Katërnjakët e fundit në këtë vend kanë lindur katër vjet më parë.

Ndërsa tani lindja e rrallë e radhës ka ndodhur në Inselspital të Bernës, ku një nënë zvicerane ka bërë lindjen me pre rje cezarike.

Në këtë spital një lindje e katërfishtë ka ndodhur para gjashtë vitesh. Katër foshnjat: një vajzë dhe tre djem, quhen: Katharina, Theodor, Amadeus dhe Samuel.

Ata kanë parë dritën në fillim të muajit të tetë të shtatëzanisë së të ëmës, thotë Daniel Surbek, mjeku kryesor i Klinikës së Grave, në Inselspital.

Fëmijët kanë peshuar nga një deri në një e gjysmë kilogram gjatë lindjes. Nëna është larguar nga spitali brenda dy ditësh, ka shtuar dr. Surbek. Sigurisht, siç ndodhë në këto raste, tre djemtë dhe vajza duhet të qëndrojnë në inkubator edhe për disa javë. Ata do të marrin përkujdesjen e duhur derisa të arrijnë peshën prej dy deri në dy kilogram e gjysmë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *