Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka treguar se makina e tij tip BMW u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Lleshaj tha se makina e tij është blerë direkt tek prodhuesi në Bavari dhe për këtë arsye ai e ka marr me një çmim më të favorshëm, krahasuar me vlerën që mjeti ka për klientët e zakonshëm.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse është e drejtë që ministri i një vendi si Shqipëria të mbajë një makinë luksoze, Lleshaj tha se makina e tij kushton më pak se makinat e shumë drejtorëve të Policinë e Shtetit.

Lleshaj: Ministri mban një makinë që kushton shumë më pak se sa makinat që mbajnë shumë punonjës të policisë së shtetit.

Pjesë nga biseda
Fevziu: Kushton 100 mijë euro.

Lleshaj: Vëre sa të duash : Kjo makinë u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë
euro.

Fevziu: Aq e marr dhe unë një.

Lleshaj: Duhet të jesh Ministër i Brendshëm.

Fevziu: Ku është marr makina?

Lleshaj: Tek prodhuesi direkt, në Bavari.
Fevziu: Është e blinduar?

Lleshaj: Nuk është e blinduar, është e thjeshtë me konfiguracionin normal.

Fevziu: E di që fillojnë në 95 mijë euro.

Lleshaj: Aq kushton për blerësit e zakonshëm. Prodhuesi favorizon një kategori të caktuar klientësh.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *