Artistja Hueyda El Saied është kurorëzuar në martesë me partnerin e saj Thierry. Dyshja janë martuar në fshehtësi të plotë me datë 18 dhjetor dhe detajet i ka treguar Hueyda për revistën “Who”.

Ajo ka zbuluar se për shkak të Koronavirusit, dasma ka qenë minimaliste por e mbushur me sharm, emocione dhe gëzim. Ato janë martuar vetëm para familjarëve, në një koktejl të organizuar në shtëpi.

“Për vetë konteksin mondial aktual që po përjetojmë, ishte një dasmë minimaliste, por e mbushur plot sharm, emocione dhe gëzim. Fustanet i kisha blerë në Paris njëzet e katër orë para se të mbylleshin dyqanet e të fillonte karantina e dytë për francezet. Buqetën e luleve e bleva këtu në Luksemburg, por s’e mbajta kurrë në dorë sepse e harrova në shtëpi (qesh). Unazat i kishim zgjedhur prej kohësh tek një bizhutier i njohur, por ngaqë ndryshuam datën e martesës për 18 dhjetor në unazat tona është shënuar data 11 Dhjetor.

I vetmi luks material që patëm mundësi të shijonim ishte limuzina që erdhi na mori në shtëpi për të na shoqëruar në Bashki e pasi thamë “PO”, sëbashku me dy mikeshat tona shijuam shampanjën dhe muzikën duke bërë xhiro nëpër Luksemburg. Kisha një jetë që po prisja të martohesha me Thierryn (qesh).

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *