Prej disa kohësh ka qarkulluar në mediat rozë lajmi se aktorja e humorit Eliona Pitarka ishte në pritje të fëmijës së saj të parë.

Më pas ishte aktorja që e konfirmoi lajmin në një bashkëbisedim më një ndjekëse, e cila e pyste nëse synon te krijojë familje në të ardhmen apo ende do të ketë synim për karrierën, ndërsa ajo tha se po i bën të dyja.

Mirëpo gjatë kësaj kohe aktorja ka preferuar që mos të pozojë me bakun e rrumbullakosur.

Por së fundmi ajo ka bërë një përjashtim. Aktorja ka pozuar e veshur me të kuqe dhe dorën në barkun e rrubullakosur dhe u ka uruar festat të gjithëve.

“Gëzuar festat nga unë dhe bebi. Pas një viti kaq të vështirë, e vetmja gjë që më vjen të uroj është shëndet dhe begati,” shkruan Eliona në postimin e saj.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *