Mëngjesin e ditës së sotme në familjen Hysenbelliu ka pllakosur zia, pasi Kasem Hysenbelliu u nda nga jeta për shkak se nuk ia doli të fitonte betejën me sëmundjen vdekjeprurëse të Kovid-19.

Të shumta kanë qenë reagimet, dhe ngushëllimet nga zyrtarë, politikanë, miq, punonjës për vdekjen e Hysenbelliut, ku nuk ka munguar as reagimi i së bijës Inës, e cila ka rrënqethur me fjalët e saj.

Në disa postime që ka bërë në Instastory krahas fotos së babait të saj, Ina shkruan: Më fal baba që stë shpëtova dot. Ma këpute shpirtin o ba. Zemra ime që ua hape derën të gjitheve. Ah shpirti im që më le vetëm. Ishe me i miri prej nesh. /Dosja

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *