Këngëtarja e njohur, Samanta Karavella, ka realizuar së fundmi një fotosesion të ri. Kësaj radhe ajo ka ardhur shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim zakonisht.

Në imazhet që ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram”, Samanta është shfaqur me stil të viteve ’70, me një grim të rëndë dhe flokë të lëshuara në kraharor.

Por fansat kapen një tjetër detaj që u mori menjëherë vëmendjen. Ajo mban veshur një palë reçipeta transparente, teksa dukej shumë atraktive.

“Kthehem tek të ’70-at”, ka shkruar Samanta bashkëngjitur me fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, të cilat u pëlqyen menjëherë nga ndjekësit.
Duket se përmes këtyre fotove të bukura, artistja paralajmëron edhe rikthimin me një projekt të ri muzikor, për të cilin ende nuk ka dhënë detaje.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *