Historitë e dashurisë janë nga më të ndryshmet por me zhvillimin e teknologjisë të shumtë janë çiftet që janë njohur në rrjetet sociale, kanë vazhduar bisedat me orë të tëra e deri tek daljet për të qenë përballë njëri-tjetrit.

Një djalë i ka shkruar redaksisë JOQ Albania ku shkruan se ka njohur një vajzë në Instagram. Ka qenë vajza iniciatorja e fillimit të njohjes së tyre. Kjo pasi ajo e kishte kontaktuar vetë e para në Whats app dhe numrin ia kishte gjetur në profilin e Instagramit të djalit.

Jo çdo gjë ka shkuar ashtu siç djali ka dëshiruar, pasi vaza ka luajtur me ndjenjat e tij. Ai shprehet se u dashurua me atë vajzë, por ajo ishte e fejuar nga ana tjetër.

Djali shprehet:

Përshëndetje JOQ Albania! Dua të them një histori timen që më ndodhi para pak muajsh. Më vjen një mesazh në Whatsapp ku shkruhej “mrb” nga një numër që nuk e njihja. Mendova mos ishte dikush që më bën nndonjë lojë. E pyeta se kush ishte dhe ku e kishte gjetur këtë numër. Më tha se ishte një vajzë dhe se numrin e kishte gjetur në Instagramin tim. Unë e kisha vërtet një llogari ku e kisha lënë nr tim, por unë atë Instagram se përdor se e kisha në një tel që nuk i mbaja mend kodin. Ai telefon edhe mu prish.
I kerkova foto dhe mi solli. Pastaj i thashe per ta shikuar ne me tha ne rregull por pak me vone… me ra tel e hapa. Folem gjate ate nate te nesermen gjithashtu. U dukte e sinqertë, më pëlqeu shumë. Zemra filloi të më rrihte për të dhe filluam ti shprehnim ndjenjat njëri-tjetrit edhe pse nuk ishim takuar akoma.Flisnim aq shumë, mirëpo kjo kur pas ca ditesh me tha do shkoj te xhaja e skam tel personal qe ta marr me vete do qendroj ca dite shume andej e sdo kemi si do flasim. Ne fakt u merzita po skisha cbeja. Iku kjo, te nesermen me telefonon pa numer me tha po te therras me nr e xhajes.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *