Gjithmonë kur bëhet fjalë për stil Luana Vjollca nuk zhgënjen kurrë! Si duket këtë sezon të katërt moderatorja e njohur i ka qenduar më shumë besnike brandit “Alexander McQueen”

Për mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN” moderatorja ka vendosur të ketë dy veshje; e para tradicionale; ku vlen të përmendet se është ndër veshjet më të vjetra shqiptare. Ndërsa veshjen e dytë Luana sapo na e ka zbuluar me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ajo ka veshur fustanin Alexander McQueen “Haute Couture” SS20 me bust të punuar në argjend dhe zambak të kuq të mendafshtë, me pjesën tjetër asimetrike me fluturithka të kuqe.

Siç tashmë dihet se e bukura kushton edhe ky fustan unik kushton plot 14 mijë euro!

Këtë fustan Luana e ka kombinuar me takat e “Louboutin” që kushtojnë €575.

Ndjekësit e pëlqyen pafund këtë “look” të moderatores dhe padiskutim që shkëlqen edhe këtë herë, por vlen të përmendim si kjo është vlera më e shtrenjtë që ka patur një veshje e Luanës në këtë sezon.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *