Një lajm i hidhur mësohet sot. Fëmija 11 vjeç, i cili u aksidentua pesë ditë më parë në lagjen Gostil të Kukësit ka ndërruar jetë, transmeton gazeta ditore.

I mituri u aksidentua nga shtetasi A.H., 35 vjeç, i cili la makinën tip Mitsubishi dhe mori një automjet tjetër për të dërguar në spital fëmijën E.M., që të merrte trajtim të menjëhershëm mjekësor. Sapo e ka lënë në duart e mjekëve, është paraqitur në policinë e Kukësit.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, fëmija u dërgua me helikopter drejt Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht nuk ia doli ti mbijetonte plagëve të rënda. /lajmiditor.com

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *