Arian Çani gjatë emisionit të djeshëm komentoi lajmin e tr ishte per ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist Marko Bello prej k.oronav.irusit.

Edhe javën e kaluar, Çani u shpreh i tr ishtuar për ndarjen nga jeta për shkak të Covid të një miku të tij.

“Ne po buzëqeshim këtu, por ndërkohë njerëz po v.desin dhe njerëz që i njohim. Sigurisht për të qenë i sinqertë deri në fund nuk na vjen keq për të gjithë njerëzit që v.desin sepse shumicën nuk i njohim, por kur na v.desin njerëz që i njohim dhe që i kemi njohur nga afër, atëherë të them të drejtën bëhemi keq.

Unë javën e kaluar unë u mërzita shumë sepse më v/diq një njeriu im shumë i afërt, një mik mbi të gjitha, edhe pse e shija më rrallë, Arjan Uçi. Dukej çun i ri komplet. V.diq i shkreti. Kishte një sëmundje, e kaloi atë, por e palosi Covid-i dhe iku në atë botë në moshën 60 vjeç. Më la pa fjalë dhe më la pa frymë Curi. Ndërkohë s’kalon një javë, hap televizorin në mëngjes dhe shoh, mos thashë mos.

Tjetri 59 vjeç. Me siguri e keni marr vesh, Marko Bello, nga socialistët më të ndershëm, ministër, deputet, një personazh i paparë që unë sot dua të mbaj disa çaste heshtje por jo duke mbajtur këtë heshtjen tradicionale që rri pa folur, por thjesht për të kujtuar që në 2009 ai ka qenë në emisionin tim. Që i bie 11 vjet më përpara. E di si u bëra, u bëra keq. Unë dilja vrapoja në Himarë, ai bënte ecje, kur e pashë sot… Asnjë sëmundje, iku në Turqi nuk e përballoi dot. Thashë me vete, po më afrohet mua, por duhet përballuar me gëzim dhe v.dekja. I paharruar qoftë kujtimi i Markos, mikut tonë të vjetër i cili nuk është më. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së tij”, tha Çani.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *