Loredana shpesh herë poston foto e video të vajzës së saj Hanës.
Si duket ajo nuk e ka aspak problem te tregoj këtë pjesë të jetës së saj private, madje Loredana që kur ka lindur vajzën e saj ia ka hapur asaj llogarinë personale në Instagram duke i postuar kështu foto e video me momentet më të bukura të vajzës.

Këtë video ajo e shoqëroi me këngën e Nicki Minaj “Moment for life”.
Ndërkaq këtë video e ka ri-postuar një faqe ku duket qartë se është një “fanpage” i njërit prej fansave më të zjarrtë të Nicki Minaj.

Si duket kësaj të fundit kjo video i ka rënë në sy.
Reperja amerikane nuk ka rezistuar dot dhe e ka pëlqyer këtë video, ndërkaq sigurisht se nuk ka kaluar pa reaguar edhe vet Loredana.
Ajo i ka treguar të gjithëve në Instastory se Nicki Minaj ka pëlqyer videon e Hanës.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *