Pak ditë më parë i ftuar në emisionin “Gjoni Black”, Capital T këndoi një freestyle që u mor si diss për Mozzikun. “Femra ta ka rrit morrin, nuk vrehesh as me tesha t’fosforit, ma reper se ti osht Lori”, këndoi ai.

Ky fragment u mor si diss ndaj Mozzikut, pasi ai dhe Capitali nuk ndiqen në Instagram, mirëpo ky i fundit ndjek Loredanën (Lori). Së fundmi, Mozzik ka hedhur disa thumba në rrjete sociale, të cilat janë marrë si përgjigje ndaj Kapos.

“Quhet respekt ajo që u mungon shumë njerëzve. Quhet punë ajo që me atë arrin gjithçka. Quhet para ajo që lakoj botën e njeriut. Urrejtja dhe dashuria. Pasunia dhe varfnia. Merita dhe Fati. Heshtja dhe zhurma. Mendja të qon shumë larg…por duhet edhe këmbët”, ka shkruar ai.

Pas statuseve të tij të njëpasnjëshme, Capitali ka hedhur sërish një thumb tjetër. “Burrëria nuk blihet me asgjë. Ju nuk e keni”, ka shkruar reperi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *